Rei Manaj do të jetë futbollisti më i ri i Specias në Serinë A.

Skuadra italiane ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për një huazim prej 500 mijë eurosh, ndërsa Specia ka të drejtë të blejë kartonin për shumën e 4 milionë eurove.

Një rikthim në Serinë A për Rei Manaj i cili më parë është aktivizuar dhe me Interin. Manaj ka pritur fundin e merkatos për të bërë zgjedhjen më të mirë pas disa ofertave që kishte në tavolinë.