Ndarja nga jeta e Raphael Dëamena, sulmuesit të Egnatias, ka qenë një tragjedi e madhe në botën e futbollit shqiptar.
Ky lajm i ka shokuar të gjithë dhe klubet shqiptare kanë filluar të shprehin ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të sulmuesit 28-vjeçar.
Klubi Vllaznia ka qenë ndër të parët që ka shprehur hidhërimin dhe keqardhjen e madhe për ndarjen nga jeta të tij teksa në faqen zyrtare shkruan:
“Moment i dhimbshëm për futbollin shqiptare: Raphael Dwamena ka ndërruar jete! Klubi i Vllaznisë shpreh ngushellimet e sinqerta familjes së lojtarit dhe solidarizohet me këtë moment tragjik për të gjithë ne, me klubin e Egnatias. Zoti e mëshiroftë!”