Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEFUTBOLL FEMRA/ Vllaznia të shtunën 'nxemjen' me Kukësin, para sfidës me PSG

FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia të shtunën ‘nxemjen’ me Kukësin, para sfidës me PSG

Vllaznia ne futboll per femra po pergatitet maksimalisht per ndeshjen “derbi” te kesaj jave, ate ndaj Kukesit. Keto te fundit do te jene kundershtari i rradhes ne kampionat per skuadren kuqeblu, ndeshje e vlefshme kjo per javen e gjashte te kampionatit kombetar te futbollit te femrave, ndeshje që do të luhet ditën e shtunë në ora 12.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Edhe pse reshjet e dendura te shiut kane qene prezente qe nga fillimi i javes, skuadra kuqeblu ka vijuar seancat stervitore, te cilat po zhvillohen ne fushen “Reshit Rusi”. Skuadra e Vllaznise eshte e perqendruar maksimalisht tek ndeshja me Kukesin, por pa lene menjane edhe perballjen ndaj PSG, ndeshje e vlefshme kjo per grupet e UEFA Women Champions League, qe do te luhet te merkuren e ardhshme, me 23-nentor.

Nje gje e tille duket qarte edhe ne proçesin stervitor, me skuadren kuqeblu qe ka vijuar maksimalisht pergatitjet, duke mos e ndalur per asnje çast ritmin dhe programin e dhene nga trajneri i tyre, Nikolin Leka.

Nga sa behet me dije, per keto dy pragsfida te rendesishme, skuadra eshte e plote. Ne fakt, e vetmja qe shqeteson eshte mbrojtesja malazeze e krahut, Aleksandra Popoviç, qe po vuan nje demtim, por pritet qe me kalimin e diteve, te jete e gatshme per trajnerin shkodran, Nikolin Leka.

Nderkohe, te henen, Vllaznia ne futboll per femra do te fluturoje drejt Parisit, ne pritje te ndeshjes se te merkures se 23-nentorit, PSG-Vllaznia.

Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments