Ka qenë një miqësore e bukur ajo mes Shqipërisë dhe Italisë në Air Albania, ku sigurisht nuk munguan golat, rastet, por për fat të keq edhe dy dëmtime si ai i Brojës dhe Tonalit, që megjithatë nuk duket se kanë diçka serioze!

Në fushë luajtën shumë futbollistë dhe trajnerët provuan me formacione të ndryshuara, por nuk zbriti ai, idhulli i shumë tifozëve të Interit shqiptarë: Nicolo Barella! Natyrisht, Barella u la pushim për të luajtur sfidën ndaj Austrisë, teksa në fushë zbritën dy interistë të tjerë: Bastoni dhe Di Marco.

Në fund të ndeshjes, sigurisht, ka pasur përqafime të mëdha mes Bastonit dhe Asllanit, por edhe mes Pinamontit dhe Bajramit (kanë luajtur vjet te Empoli) apo mes Kumbullës dhe Zaniolos (janë të dy te Roma)

Një ndeshje që gjithashtu dhuroi edhe dy golat e Grifos, lojtarit të Freiburg, debutimin e Pafundit 16 vjecar te Italia dhe sigurisht një Shqipërie që deri në fund ka besuar dhe ka tentuar portën e Meret, e pafat në disa raste!

Një rast fantastik ka pasur Xhuliano Skuka. Sulmuesi i Partizanit që ka debutuar sonte me kuqezinjtë, ka tentuar një roveshatë të bukur brenda zone, por topi ka qenë qendror dhe Meret ka pritur…

E sigurisht që luan me Partizanin ndoshta do ta mësojë Barella i Interit, që nga sot është ultras i kuq! Si eshte e mundur? Ai ka pozuar me disa tifoze te Partizanit teksa mbante ne dore targen “Baza 46” qe eshte edhe vendtakimi i Ultras Guerrils te Partizani!