Në krye të Vllaznisë në këto momente emergjente dhe ndoshta më të vështira të historisë së klubit është vendosur Ervis Kraja.

Trajneri që ka udhëhequr me sukses mes vështirësive të shumta ekipin B të kuqebluve këtë sezon është parë si figura më e përshtatshme në këto momente për të pasur Ernest Gjoken që dha dorëheqjen.

Por Kraja mund të jetë për rekord në fund të këtij sezoni pasi mund të shpëtojë si ekipin e parë dhe atë B për të mos rënë nga kategoria.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur sipas vete Krajes që në një pronocim për Newsport.al i di mirë vështirësitë në këto momente, por me besimin e duhur dhe me një futboll të drejtë në Kamez mendon se kuqeblutë mund t’ia dalin.

Kraja tha: “Momentalisht është një situatë kritike për të dy ekipet, ku më i rëndësishëm është ekipi i parë ku shpresat për mbijetesë janë shumë të pakta, por jo të paarritshme.

Kam shpresë dhe besim dhe me ndihmë të Zotit do ia dalim. Koha është e pakët dhe s’kemi mundësi korigjimi.

Them se ndeshja e rradhës me Kukësin përcakton gjithçka ku ne duhet të fitojmë dhe duhet të presim presim futbollin e pastër në Kamez.

Kam besim te ekipi i Laçit që mund të marrë një rezultat pozitiv, ky ekip ka treguar se është shumë i fortë këtë sezon”.

Në vijim të fjalës së tij  Kraja ndalet edhe te ekipi B: “Ditën e enjte do kemi një finale me Vllazninë B për të qëndruar në Kategorinë e Parë.

Duhet ta kalojmë me sukses për vetë vështirësitë që kemi pasur këtë sezon edhe pse në fund ndoshta s’do ketë shumë vlerë.

Do mundohemi me një grup pune nga akademia Vllaznia ta çojmë deri në fund këtë sezon të vështirë për futbollin shkodran”. /Newsport/