Manchester United është një nga klubet që ka shfaqur më së shumti interes për të marrë shërbimet e mbrojtësit kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj.

Përveç “Djajve të kuq”, në garë për kartonin e shkodranit janë futur edhe Chelsea dhe Liverpool.

“Daily Star” ka publikuar fotot e bashkëshortes së 24-vjeçarit, e cila është shpallur Miss Albania në vitin 2013-të.

Fiorenza Lekstakaj mburret me jetën luksoze që bën në Itali me partnerin e saj.

Ajo tashmë shihet ndërsa po e shijon në maksimumin famën me mbrojtësin shkodran dhe arritjet e tij.

Shpesh herë ato udhëtojnë në Dubai dhe vende të tjera tejet të shtrenjta.

Bukuroshja lezhjane nuk heziton që të postojë në rrjetet sociale foto të shumta nga udhëtimet që bën ndërsa tregon edhe jetën luksoze që bën.

Fiorenza dhe Elseidi kanë një djalë të vogël së bashku. /EDS/