Rubin Hebaj la Vllazninë verën e shkuar për t’u rritur te Domzhale në kampionatin slloven, një trampolinë e mirë drejt Europës së madhe.

Është vetëm 19 vjeç shkodrani, nuk shkoi me premtimin se do të luante gjithnjë, por është një investim i rëndësishëm i Domzhales, që po mundohet ta rritë si duhet, pa presionin e rezultatit dhe golave vendimtarë.

Këtë sezon Hebaj ka luajtur titullar vetëm në kupë, ku e ka gjetur golin, por në kampionat ka luajtur 13 herë, gjithnjë nga stoli.

Në sulm Domzhale ka lojtarë shumë cilësorë, mjafton të përmendet Agim Ibraimi, i transferuar në janar, por gjithsesi është Hebaj lojtari me më shumë rendiment te Domzhale./sport-ekspres/