Armando Broja ishte një rrezik konstant për prapavijën italiane, mirëpo një dëmtim në kaviljen e majtë e detyroi të mbyllë para kohe ndeshjen miqësore, Shqipëri-Itali.
Sulmuesi që aktivizohet me Chelsea-n u largua nga fusha e lojës në minutën e 50-të të pjesës së dytë ndërsa duket se shqetësimi është jo i vogël pasi lojtarit iu desh të përdorte akull për të zbutur dhimbjet.
Tashmë, analizat do të jenë ato që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të Brojës, ndërsa duket se sulmuesi nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës miqësore, atë ndaj Armenisë të shtunën.
Natyrisht qe nje demtim i tille ne keto momente, nuk eshte diçka e mire per lojtarin nga i cili i kane drejtuar syte te gjithe, megjithate ky eshte fati i futbollit dhe duhet pranuar.