Futbolli i femrave ne Shqiperi ka lindur pikerisht ne Shkoder, ne Juban ne vitin 2005 dhe qe atehere flet vetem “shkodrançe”. Tre tituj kampione te Ades dhe gjashte te Vllaznise, kane sjelle nje dominim absolut te shkodraneve ne kete sport.
Dhe kjo nuk eshte rastesi. Eshte frut i talentit te lindur te sportisteve te ketij qyteti, i punes qe behet dhe i shume gjerave te tjera.
Dhe sot, ka nje tjeter trofe te fituar nga vajzat shkodrane, pikerisht ate “Cappy Cup” te organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me ekipet e shkollave 9 vjeçare te te gjithe Shqiperise.
Ekipi i shkolles “Ali Laçej” te Shkodres ka luajtur sot paradite ne Kamez finalen e kesaj kupe ndaj ekipit te shkolles “Andon Xoxa” te Fierit me rezultatin 2-1 dhe ka merituar kupen e vene nga organizatoret.
Shkolla “Ali Laçej” pasi kishte fituar vendin e pare ne rangun rajonale, ka vijuar garen me ekipet fituese te rajoneleve te tjera dhe eshte kurorezuar sot si fitues i kesaj kupe.