Koronavirus ka “pushtuar” të gjithë Europën dhe ndalimi I zhvillimit të ndeshjeve të futbollit është një ndër masat e marra nga shumë shtete. Këtu përfshihet dhe Kroacia ku në kampionatet elitare por jo vetëm aktivizohen shumë shqiptarë.
Një prej tyre është edhe futbollisti I Kombëtares, Eros Grezda I cili si duket ndodhet në vetkarantinim në Budapest.
Mediat rozë janë vënë pas lojtarit dhe kanë zbuluar detajin se futbollisti është duke kaluar këtë moment së bashku me modelen shqiptare Oriola Marashi.
Indiciet për këtë gjë janë nga fakti se të dy personazhet kanë hedhur foto nga Budapest para disa ditësh./newsport/