Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFutbolli i sotëm e ka një mrekulli: Ajo e ka emrin "Liverpul"

Futbolli i sotëm e ka një mrekulli: Ajo e ka emrin “Liverpul”

Liverpuli ia doli të përmbushë mrekullinë e madhe në ndeshjen e kthimit të gjysmënfinales në Champions League ndaj Barcelonës.

Teksa kishin humbur të parën 3-0 në “Camp Nou”, në shtëpi arritën edhe fitoren e çmendur 4-0. Ndeshja nisi që në minutën e 7-të me një gol të Origit për ekipin e Klop, dhe të kuqtë morën zemër. Gjithsesi, raste pati edhe Barcelona me Mesin dhe Kutinjon, por Alison mbajti portën të paprekur.

Në të dytën, i sapofutur në fushë, Uajnaldum shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 54 dhe 56, dhe riktheu shifrat në baraspeshë totale. Barcelona u duk e dorëzuar, dhe ishtë sërish Liverpuli që sulmonte.

Përmbysjen e madhe e solli sërish Origi, me një gol që erdhi nga goditja e këndit, dhe i kapi të gjithë tek Barcelona të papërgatitur. Deri në fund, arritën të mbajnë këtë rezultat dhe tashmë Liverpuli është finalistja e parë, dhe Barcelona pëson një përmbysje të çmendur.

FT | Liverpul-Barcelona 4-0 (0-3)

GOL: Origi 7′, 79′, Uajnaldum 54′, 56′ /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments