Emigrimi i shqiptareve jashte vendit pas viteve ’90, ka bere qe tashme femijet e tyre te tregojne vlerat e tyre ne shume fusha te jetes, perfshi ketu edhe sportin. Kuptohet qe vemendjen me te madhe ndoshta e marrin ata te futbollit, por ka edhe te tjere qe kane preferuar te merren me lloje te tjera sportesh.

Dhe nje nder ta eshte edhe Mikela Skandaj. Nje vajza vetem 12 vjeçe por qe ka filluar te beje emer ne sportin e karatese ne Itali. Ajo ka lindur ne Verona, por familja e saj eshte nga fshati Baqel i Lezhes.

Ne moshe te vogel ne fakt, edhe Mikela kishte pasion te madh futbollin qe ne moshen 4 vjeçare, por babai i saj- Angjelini, e kishte te pamundur per ta shoqeruar ne stervitje dhe si rrjedhoje zgjodhi sportin e karatese.

Pak dite me pare, vajza shqiptare u shpall kampione e Italsie per moshen 12 vjeçare. Perpos kesaj, para tre javesh ne Treviso u zhvillua nje turne nderkombetar ku moren pjese sportiste nga vende te ndryshme te Europes dhe Mikela Skandaj serish zuri vendin e pare dhe meritoi medaljen e arte.

Kuptohet qe ajo eshte ende e vogel, ka shume rruge para per te bere, por nisur nga talenti qe ajo zoteron, deshira me te cilen stervitet, padyshim qe jemi te bindur se sukseset nuk do t’i mungojne.
Natyrisht, per te nderuar veten, familjen e saj, por edhe Shqiperine.
Gjergj KOLA