Friday, May 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETchouameni reagon pas gjobës rekord te Reali: Më vjen keq për imazhin...

Tchouameni reagon pas gjobës rekord te Reali: Më vjen keq për imazhin që dhamë për klubin, fokusi te…

Aurelien Tçuameni reagoi së fundmi, pasi Real Madrid vendosi ta gjobiste me 500 mijë euro. Tçuameni shprehu zhgënjimin e tij, ndërsa dje Federiko Valverde përfundoi në spital pas përplasjes me të.

DEKLARATA E AURELIEN TÇUAMENIT:

“Ajo që ndodhi këtë javë në stërvitje është e papranueshme. E them këtë duke menduar për shembullin që pritet të japim për të rinjtë, qoftë në futboll apo në shkollë. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo gabim, ne gjithmonë duhet të kërkojmë zgjidhjen më të qetë për të zgjidhur një konflikt.

Mbi të gjitha, më vjen keq për imazhin që dhamë për klubin.

Unë i njoh tifozët, stafin, shokët e ekipit, menaxhmentin, të gjithë janë thellësisht të zhgënjyer nga mënyra se si është zhvilluar ky sezon. Por frustrimi nuk mund të justifikojë gjithçka.

Këto incidente, edhe nëse mund të ndodhin në çdo dhomë zhveshjeje, nuk janë të denja për Real Madridin. Sidomos pasi Real Madridi është klubi më i përfolur në botë.

Sidoqoftë, tani nuk është më koha për të kuptuar se kush bëri çfarë, kush tha çfarë, ose kush kishte të drejtë ose gabim. E pranoj sanksionin e klubit.

Ne mbetemi familje, ndonjëherë me mosmarrëveshje, por gjithmonë duhet t’i vendosim objektivat tona mbi çdo gjë tjetër. I kërkova ndjesë grupit, dhe gjithashtu dua t’u kërkoj falje të gjithë madrilenëve.

Tani është koha të ecim përpara dhe i gjithë fokusi ynë është te El Clasico dhe sezoni që kemi përpara, për ta rikthyer klubin aty ku e ka vendin, në majë”, shkruan Tçuameni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments