Presidenti Alban Xhaferi foli nga stadiumi i “Shtëpisë së Futbollit”, pasi Vllaznia B u kurorëzua kampione në Kategorinë e Tretë. Xhaferi përgëzoi kuqeblutë për arritjen, ndërsa fliste për “Veriu Sport”.
“Në radhë të parë, dua të përgëzoj profesor Brikeno Bizin dhe Ersi Çakun për punën e mirë që kanë bërë për këtë ekip. Vllaznia B, që është krijuar me qëllimin për të promovuar talentet e reja. Për t’u dhënë minuta mundësisht lojtarëve, që tek ekipi i parë nuk e kanë të mundur për minutat e plota.
Është krijuar një ekip faktikisht, gjithmonë në kushtet e infrastrukturës dhe fushave. Por, puna që kanë bërë profesor Bizi dhe profesor Ersi Çaku ka qenë e mrekullueshme. Dua t’i përgëzoj realisht për këtë titull, arritjen e objektivave dhe fitoren e titullit. Dua t’i siguroj që ne do t’i mbështesim dhe vitin tjetër, në Kategorinë e Dytë.
Me projekt të ri dhe pak më ambicioz. Me qëllimin kryesor për promovimin e talenteve dhe mundësisht arritjen e disa elementeve, për të qenë potencial edhe për ekipin e parë”, u shpreh fillimisht Xhaferi.
Titulli a është ogur edhe për ekipin e parë? “Shpresojmë të jetë fillimi dhe vazhdimi i titullit për ekipin e parë. Të gjithë e presim. Kemi ndeshjen e radhës me Flamurtarin, që do bëjmë më të mirën. I gjithë përqëndrimi, energjitë dhe mundi i sezonit është te Final Four. Shpresojmë t’ja dalim”.


