Kane mbetur edhe vetem pak per te percaktuar verdiktet perfundimtare te sezonit futbollistik ne Shqiperi dhe kuptohet qe ankthi i vetem i cili po e mban gjalle garen, eshte ai se kush do te jete ekipi i katert qe do te shkoje ne Europe.
Pero Pejiç është shprehur pas ndeshjes së fituar të Kukësit ndaj Skënderbeut se do të presin fitoren e Laçit kundër Vllaznisë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Por Nevil Dede i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, është shprehur se Kukësi nuk duhet ta llogarisë të fituar ndeshjen e fundit me Tiranën në Superiore.
“Gjithçka varet nga këmbët e Kukësit, por do të jetë e vështirë. Do të jetë e tillë pasi Tirana ka festën e titullit në ndeshjen me Kukësin.
Pavarësisht se janë shpallur kampion, do të mundohen të bëjnë mirë para tifozëve të tyre”, tha Dede. Kjo do te thote se kukesianet me pare se t’u bejne llogari rivaleve te tyre, duhet t’i bejne fillimisht te vetat mire.