Pas ekipit te pare te femrave te Vllaznise, edhe ai i 15 vjeçareve te klubit shkodran mund te shpallet kampion ne te parin kampionat kombetar qe Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar kete sezon.

Ekipi kuqeblu ka fituar te drejten per te dale ne finale dhe tashme pret fituesen e çiftit Apolonia- Kinostudio, per te mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do te diskutoje titullin kampion.

Vllaznia U15 ka zeve vendin e pare ne grupin A duke u kualifikuar direkt ne gjysmefinale. Ne kete tur eshte vene perballe ekipit te Lushnjes.

Ndeshja e pare ne mes ketyre dy ekipeve eshte luajtur te shtunen e kaluar ne Shkoder dhe Vllaznia U15 e fitoi ate me rezultatin 3-1.

Takimi i kthimit eshte luajtur dje ne Lushnje dhe eshte fituar serish nga ekipi shkodran, kete here me rezultat edhe me te paster, 3-0.

Autore te golave per ekipin e Vllaznise ne kete ndeshje kane qene futbollistet A. Kodra, K. Borci dhe J.Aliaj.

Finalja e ketij kampionati do te luhet me 29 maj ne Tirane dhe padyshim qe Vllaznia U15 synon fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/