Takimi mes Francës dhe Shqipërisë, nisi me një gafë nga ana e organizatorëve duke qenë se në vend të himnit kombëtar, në sfond është vënë himni i Andorrës duke bërë që në stadium të krijohet një kaos. Futbollistët kuqezi nuk pranuan të nisin takimin pa u kënduar himni i Shqipërisë dhe për këtë, morën edhe duartrokitje nga tifozeria franceze.
Në përfundim të ndeshjes, në lidhje me incidentin kanë folur edhe futbollistët e trajneri i Francës, Deshamp të cilët shprehen se ishte një gabim që nuk duhej të ndodhte. Ata shtojnë se kuqezinjtë kishin të drejtë që nuk pranuan të luanin pa u kënduar himni kuqezi, ndërkohë që kanë kërkuar edhe falje.
“Nuk duhej të ndodhte. I kërkova falje të gjithëve në stol presidenti e bëri në tribunë dhe ishte diçka që nuk duhej të ndodhte. Folëm me arbitrin dhe e kuptojmë qëndrimin e shqiptarëve. Për fat të keq, kërkoj falje sërish”, ishin fjalët e trajnerit Deshamp. Sakaq, edhe kapiteni Hugo Loris foli në lidhje me këtë situatë.
“Ishte hera e parë që ndodhte te unë dhe ishte e drejtë për shqiptarët që të prisnin humbin e tyre para se të niste ndeshja”, u shpreh Loris.“Në fillim nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse ishim pak të hutuar por nuk ka shqetësonte. Pashë që publiku duartrokiti kur nisi himni i Shqipërisë dhe kjo tregon mendjen e mirë që kanë francezët”, u shpreh Toliso.
Ndërkohë, Grizman u shpreh se ka mbetur i shokuar nga ky gabim i rëndë. “Jam i shokuar nga ky gabim i rëndë. Nuk duhet të ndodhë më dhe pritëm me durim deri sa u këndua himni i duhur. Edhe ne do të ishim të prekur nëse ndodhte ky incident”, tha Grizman. /VipSport/