Vllaznia ka marrë pushimet dhe deri më tani vetëm mesfushori Ardit Krymi është larguar zyrtarisht nga klubi shkodran.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve ka qenë më e rezervuar në rrjetet sociale pas mbylljes së sezonit, ku kryesisht kanë mbizotëruar vetëm mesazhet e falënderimit për një mision, që u arrit me sukses në fund, fitimi i Kupës së Shqipërisë.
Kështu, janë disa nga lojtarët e huaj që aktualisht janë nisur në vendet e tyre dhe ndonjë mund edhe të mos kthehet te Vllaznia.
Pjesa e futbollistëve që u ka përfunduar kontrata, kanë preferuar që fillimisht të shijojnë pushimet dhe më pas të mendojnë për të ardhmen e tyre.
Fillimisht, ata do të shqyrtojnë ofertën e Vllaznisë, nëse do të vijë një e tillë dhe më pas do të vendosin nëse do të rinovojnë apo jo me klubin ku mbyllën sezonin 2021-2022 në mënyrën më të mirë, me fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Maringlen ZHIVANI