Kryeministri Edi Rama ka krahasuar sërish situatën në vend pas përhapjes së koronavirusit me fenomenin që ka i ka ndodhur shpesh Kombëtares shqiptare në të kaluarën, teksa humbte ndeshjet në minutat e fundit të lojës.

“Kjo është një luftë dhe kur e kam përdor këtë fjalë, shumë vetë më përmbuzën.

E kam thënë edhe më parë, që të mos e bëjmë si Kombëtarja, që pasi bën një fillim të mirë dhe krijon entuziasëm te tifozët, më pas pëson gol atëherë kur nuk pritet.

Në fund fare dalim të gjithë kokëulur nga stadiumi”, ka thënë Rama pak minuta më parë i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”.