Shkodranët janë ata që kanë bërë historinë jo vetëm me fanellën e skuadrës së tyre të qyteti, Vllaznia, por edhe me skuadra të tjera. Përjashtim nuk bën as ekipi i Tiranes ku futbollistët shkodranë kanë bërë historinë me fanellën bardheblu. Që pas viteve 90 drejt ekipet kryeqytetas kanë lëvizur shumë lojtarë me origjinë nga Shkodra.

Një ndër ta ka qenë ish-sulmuesi, Auron Miloti. Ai shkëlqeu në fillim me Vllazninë e më pas për tu transferuar te Tirana. Ku arriti të fitonte edhe trofe dhe ishin vitet ku bardheblutë dominonin futbollin shqiptar. Rrugën e tij do e ndiqte më pas edhe Suad Lici, i cili po ashtu do shpallej kampion me ekipin kryeqytetas.

Një dyshe që tifozët e Tiranes nuk do i harrojnë kurrë janë Vioresin Sinani dhe Hamdi Salihi. Të dy sulmuesit e shquar shkodranë gjatë karrierës së tyre kanë mbajtur veshur fanellën e Tiranes. Golat e tyre ishin vendimtarë në sukseset e atyre viteve të 25 herë kampionëve të vendit.

Vitet që do pasonin do ishin emra të tjerë të talentuar shkodranë si: Bekim Balaj apo Gilman Lika që me Tiranen arrinin të fitonin disa trofe. Madje Lika u bë një lojtar aq i rëndësishëm tek Tirana sa iu besua edhe shiriti i kapitenit.

Po ashtu Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Edon Hasani i cili u shpall edhe kampion me bardheblutë para 2 sezonesh kanë mbajtur veshur fanellën e rekordmenëve të futbolli tonë.

Një histori e shkruar me germa të arta është ajo e skuadrës së Tiranes. Por, që në këtë sukses bëjnë pjesë edhe futbollistët shkodranë që kanë shkëlqyer gjithmonë me fanellën e kryeqytetasve.
Endri ÇINARI