Mungesa e mesfushorit Ardit Krymi në ndeshjen ndaj Kukësit ia prishi jo pak planet trajnerit Tomas Brdariç.

Një natë para ndeshjes së luajtur në Rrogozhinë, Krymi ka pasur probleme shëndetësore dhe stafi mjekësor ka vendosur për mosaktivizimin e tij.

Kësisoj, vetëm dje lojtari është rikthyer në fushë, duke iu bashkuar grupit në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Tiranës.

Gjendja e tij shëndetësore ka qenë më e mirë dhe si rrjedhojë do të jetë i gatshëm për këtë takim shumë të rëndësishëm. Ditët pa stërvitje mund të kenë ndikuar te lojtari, por gjasat janë që ai të jetë titullar të shtunën.

Ndërkohë, duke qenë se mungon kapiteni Gurishta për shkak kartonësh, në krahun e djathtë të mbrojtjes ka një balotazh mes Krujës dhe Fangajt. Gjithsesi, i pari ka më shumë shanse për të qenë titullar.