Eneo Bitri eshte shume prane “divorcit” me Partizanin dhe kalimit ne nje kampionat te huaj. Largimi i tij padyshim qe do te krijoje jo pak probleme ne prapavijen e te kuqve, qe kane shpejtuar per te gjetur zevendesuesin dhe duket se e kane gati.

Mevlan Adili pritet të jetë zëvendësuesi i Eneo Bitrit te Partizani. Sipas “Panorama Sport” largimit të beratasit nga “demat” për te klubi çek, Banik Ostrava, drejtuesit kanë biseduar me qendërmbrojtësin nga Shkupi.

Adili është i lirë në treg pas prishjes së kontratës në Rusi me klubin Khabarovsk. 28-vjeçari ka marrë ofertë edhe nga Vllaznia, por duket se është më afër “demave” dhe gjërat duken në rrugë të mbarë për firmosjen e kontratës.

Gjithsesi vete Adili gjithmone eshte shprehur se ne Shqiperi nuk do te luaje me asnje skuader tjeter veç Vllaznia, por nese kjo e fundit nuk e tenton deri ne fund, atehere nuk perjashtohet mundesia qe te firmose edhe per te kuqte.