Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën 17-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe atmosfera vijon të jetë mjaft pozitive. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të synojë të marrë maksimumin.
Sot, kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Fokusi është te Bekim Balaj, sulmuesi i njohur që pritet me interes të shihet se si do të performojë në fushën e blertë. Me gjasë do të ketë minuta për të, duke rinisur në këtë mënyrë rrugëtimin në kampionatin shqiptar.
Kuqeblute kane nje ecuri shume te mire ne ndeshjet e fundit dhe sigurisht qe do te kerkojne te ruajne ritmin edhe ne sfiden e rradhes ndaj Laçit. Kuptohet qe syte e te gjithe jane te perqendruar ndoshta tek Balaj, por skuadra po funksionon edhe pa te dhe sigurisht qe stafi teknik do te vazhdoje t’i besoje te njejteve lojtare.
E rendesishme eshte qe Vllaznia te fitoje edhe te shtunen dhe nese ndodh kjo, padyshim qe do te ishte diçka shume e bukur. Por per me teper tashme fitorja eshte detyre sepse gara per kreun po behet çdo dite e me e forte dhe per kete arsye nuk lejohen gabimet.