Ka munguar ne dy ndeshjet e fundit per shkak te disa shqetesime qe ka ndjere ne gju, por duket se gradualisht keto probleme po lihen pas dhe shume shpejt lojtari mund t’i bashkohet ekipit. E kemi fjalen per mesfushorin Lorik Boshnjaku.
Ai ka ndjere shqetesime ne stervitje qe perpara ndeshjes me Partizanin dhe si rrjedhoje ne te, por edhe ne sfiden e kupes ndaj Bylisit, nuk ka qene ne dispozicion te stafit teknik sepse eshte lene pushim per t’u rikuperuar.
Diten e sotme nderkohe, mesfushori kosovar ka qene i pranishem ne seancen stervitore te kuqebluve dhe ka zhvilluar disa vrapime bashke me pjesen tjeter te futbollisteve ne fillim te stervitjes. Por me pas, ai eshte ndare prej tyre dhe ka vijuar te punoje i vetem.
Kjo do te thote se me shume mundesi edhe per sfiden e se shtunes ndaj Laçit ai do te jete i pamundur per te qene ne fushen e lojes. Kjo padyshim qe eshte nje mungese shume e rendesishme per stafin teknik sepse dihen vlerat e ketij lojtari.
Megjithate ne dy ndeshjet e fundit, mungesa e tij nuk eshte ndjere dhe keshtu shpresohet te ndodhe serish edhe ne sfiden e kesaj jave, me shpresen qe te merkuren te jete i gatshem per sfiden e kampionatit ndaj Bylisit, po ne Ballsh./SHKODRA-SPORT.COM/