Ish-presidenti i Barcelonës, Hoan Gaspart, i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për Kilian Mbape dhe për ekipin që ai ka firmosur.

Sipas tij, Mbape ka firmosur tashmë me Realin e Madridit dhe shprehej shumë i sigurt për këtë deklaratë.

“Do t’iu jap ekskluziven, Mbape ka firmosur tashmë një kontratë me Real Madridin. Jam i sigurt për këtë.

E njoh Florentinon dhe jam vërtet i sigurt për këtë”, deklaroi Gaspart për mediat spanjolle.