Skënderbeu vijon në Durrës përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Në pritje të ndeshjes së javës së 24-t të sezonit ndaj Vllaznisë, Skënderbeu është duke vuajtur problemet e mungesave.Ilir Daja

Tri mungesa të sigurta do të ketë trajneri Ilir Daja në takimin ndaj shkodranëve, përveç Muzakës dhe Turtullit që janë të dëmtuar për një kohë të gjatë.

Korçarët nisen në këtë transfertë pa Pollozhanin, Imamin dhe Ndekin, ndërsa veç tyre edhe dilemat e Elezit dhe Krasniqit shqetësojnë mjaft ambientin bardhekuq.

Dita e sotme ka qene dhe testi final për dy lojtarët në fjalë, nëse do ia dalin të rikuperohen për këtë ndeshje apo jo, duke i shtuar edhe më shumë problemet për Skënderbeun.

Por tashme duhet pare se si do te zgjidhet çeshtja e ndertimit te formacionit nga ana e stafit teknik. Nuk perjashtohet mundesia qe ne takimin e neserm, te luaje nga minuta e pare, pikerisht ish- sulmuesi shkodran i Vllaznise Belajdi Pusi. Ai u la i lire nga klubi shkodran gjate merkatos se janarit dhe korçaret nxituan ta bejne pjese te tyre.

Neser 21 vjeçari do te tentoje pse jo, t’u thote drejtuesve kuqeblu se duhet te pendohen qe nuk i kane besuar aftesive te tij, megjithate me shume sesa çeshtje e Pusit, kjo do te jete nje sfide Vllaznia- Skenderbeu.