HomeKRYESOREFutbollistët shqiptarë 'pushtojnë' Turqinë, Manaj zyrtarizohet tek klubi kryeqytetas

Futbollistët shqiptarë ‘pushtojnë’ Turqinë, Manaj zyrtarizohet tek klubi kryeqytetas

Turqia është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për futbollistët shqiptarë, qofshin këta nga Shqipëria apo edhe shqiptarët e Kosovës.

Një numër i konsiderueshëm lojtarësh, kanë zbarkuar ketë sezon në Superligën turke si dhe në Ligën e Parë. Zyrtarizimi më i fundit është ai i futbollistit të Trepçes, Arb Manaj.

22-vjeçari nga Klina, i cili bëri një sezon fantastik me fanellën e Trepça 89’ është prezantuar së fundmi te klubi i Ankarasë që militon në Ligën e Parë.

Ka qenë vetë klubi nga Mitrovica, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar largimin e Manajt drejt Turqisë.

https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1780465058767876

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments