Liridon Latifi eshte kthyer ne çeshtje te Vllaznia sepse pas refuzimit per te luajtur ne ndeshjen ndaj Teutes, drejtuesit e klubit jo vetem e kane gjobitur por edhe kane vendosur te mos e grumbullojne me skuadren ne dy ndeshjet e fundit.

Duke folur ne lidhje me kete çeshtje, ish-kapiteni i kombetares shqiptare Rudi Vata gjate nje prononcimi ne emisionin “Studio Sport” ne RTSH SHkodra mbremjen e se merkures ku ka qene i ftuar, eshte shprehur se Latifi duhet te jete shembull per te tjeret dhe jo te veproje ne ate menyre.

“Latifi duhet të jetë shembulli numër një te skuadra e Vllaznisë. Latifi nuk duhet të veprojë në ato lloj formash amatoreske, sepse është një futbollist që ka eksperiencë në futbollin shqiptar, ka eksperiencë edhe ndërkombëtare. Sigurisht që në Shkodër ka të tjera pritshmëri për Latifin, i cili është një futbollist i mirëpaguar, është një futbollist në të cilin Vllaznia ka investuar për rezultatin kampion”.

Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise ka folur nderkohe edhe per kualifikimin e djeshem te Vllaznise ne gjysmefinale teksa eshte shprehur:

“Vllaznia e dominoi ne te gjitha drejtimet ndeshjen e pare me Partizanin. E dominoi ne te gjitha drejtimet, e fitoi me shpirt dhe ishte shume e forte fizikisht. Por nderkohe ndeshja e kthimit ishte delikate dhe me nje gol te dhuruar qe ne pjesen e pare, skuadra shkodrane riskoi shume.

Por gjithsesi Vllaznia eshte mbajtesja e Kupes ne fuqi dhe me autoritetin e saj ia arriti te kaloje ne gjysmefinale dhe jam i sigurte qe me dy ndeshje serioze dhe me profesionalizem, do te jete prape finaliste e Kupes se Shqiperise edhe kete sezon. Ashtu siç duhet te tentoje deri ne fund te fitoje titullin kampion sepse eshte ndertuar per ta fituar ate”./SHKODRA-SPORT.COM/