Pas shume javesh vuajtjesh dhe mungese fati duke u ndeshkuar shpeshhere edhe ne minutat shtese, Basania ka arritur te rikthehet tek fitorja ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 5-2 ndaj ekipit te Skraparit ne ndeshjen e luajtur ne Kamez.

Edhe ndeshja e sotme ne fakt nuk ka nisur mire per Basanian teksa ka qene ekipi i Skraparit qe ka kaluar i pari ne avantazh me ane te Gapit ne minuten e 28-te, por kater minuta me vone do te ishte Admir Mehja qe do te barazonte shifrat.

Kaq ka mjaftuar qe ata te merrnin frenat e lojes ne dore duke shenuar tre gola njeri pas tjetrit. Dy prej tyre mbajne firmen e futbollistit Alsel Abdija ndersa do te shenonte edhe Gerti Suka. Skrapari u mundua te rihapte ndeshjen duke shenuar golin e dyte ne minuten e 74-te, por vetem kaq.

Tre minuta para fundit futbollisti Gerti Suka do te shenonte edhe golin e dyte personal dhe te pestin per ekipin e tij duke kompletuar kesisoj fitoren me rezultatin e thelle 5-2 ndaj ekipit te Skraparit.

Pas javes se tete te kampionatit, Basania eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve dhe shpreson shume qe me ndryshimet e bera kohet e fundit te ngjitet sa me shpejt ne renditje dhe pse jo te jete nje nga ekipet pretendente te ketij kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/