Ish-futbollisti Shefki Kuqi është paditur nga FSHF për shpifje. Shkak është bërë një deklaratë publike, ku ai deklaroi se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Sipas tij paratë i janë kërkuar nga ana e “federatës”, ndërsa shuma totale për të cilën flitej, shkonte në rreth “100-200 mijë euro”.-

VIDEO/ Bomba e Shefki Kuqit: Federata më kërkoi 200 mijë euro që të luaja me Shqipërinë

Më kërkuan 200 mijë euro për Kombëtaren”, FSHF padit Shefki Kuqin

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin, Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.