Një transferim i denjë për rekord “Guinness”. Futbollisti francez Rafidine Abdullah, i ka befasuar të gjithë, teksa është transferuar në 2 skuadra të ndryshme brenda 15 minutave.

Fillimisht, ishi i Marsejës u prezantua në faqen zyrtare të skuadrës së Lausanës, ku thuhej se kishte firmosur deri në vitin 2021, ndërkohë që vetëm 15 minuta më vonë, ishte skuadra spanjolle e Herkules që konfirmoi transferimin e francezit Rafidine Adullah, duke postuar foton e tij nga seanca stërvitore.

Megjithatë, në fund duket se lojtari do të jetë përfundimisht pjesë e ekipit zvicerian, Lousane, që militon në elitën e Zvicrës.