Prej tre ditesh ka marre drejtimin e ekipit te volejbolit te te rriturave te Vllaznise dhe Besnik Lisha e ka nisur me shume vrull punen. Bashke me Artan Kalajen kane nisur nje projekt te ri per volejbollin shkodran me te cilin deshiron te beje diçka shume te bukur.Ne nje prononcim per “Shkodra Sport” Lisha shpjegon diçka nga projekti i tij dhe ate se çfare ka nder mend te realizoje me te.

“Eshte nje projekt i ri, nje projekt shumevjeçar qe fillohet nga moshat e vogla dhe deri tek te rriturat. Ideja e ketij projekti eshte qe keto vajza te marrin me te miren e ketij lloji sporti, pra me luajt ne profesionalizem, me shku neper shkolla ne Amerike, ne Europe, pra me marre perfitimin maksimal prej tij.

Por kjo don shume pune. Une e kam pare ne Amerike, do ore pune. Kur kam shkuar atje, i kam bere nje pyetje vetes: Çfare kane keta me teper se une? Dhe konluzioni i nxjerre ka qene: Vetem puna!Kete koncept du me sjell ketu, sepse vetem me pune mund te arrish rezultate te jashtezakonshme”- ka thene ai.

Por pyetja tjeter qe i bejme Lishes eshte se kur do te vijne rezultatet dhe pergjigja e tij eshte: “Rezultatet ne fakt une i mas ndryshe. Te gjithe kane deshire me fitu por une nuk dua te merrem konkretisht me rezultate. Ajo çfare do kerkoj une nga vetja eshte se sa sportiste te cilesise se larte nxjerrim? Kjo nuk arrihet per nje dite a dy, por me prurje me te medha dhe me disa vite, mund t’ia dalim.

Prandaj dhe kam zgjedhur te punoj me Artan Kalane sepse kemi te njejtat mendime. Normalisht qe ka me ardh dita kur kemi me pase rezultate. Deshira jone eshte me pase “prodhim shqiptar” dhe madje shkodran, me dominu volejbollin. Eshte krejt kollaj me shku me ble lojtare te huaja dhe me fitu kampionatin, eshte krejt kollaj, por une kam qejf qe keto vajzat me e marre titullin”.

“Rrokada” ne krye te ekipit me mikun e tij Mark Kroqi ka qene ajo qe ka bere pershtypje dhe Lisha e vlereson kete gjest te mikut te tij kur thote: “Me Markun kemi ndryshim opionionesh, idenash, jemi miq qysh femije, nuk ka qene e lehte, kemi pase perplasje per te miren e punes por ai kallezoi qytetarine e tij duke me dhene mua mundesine me stervite ekipin.

Te shohim tani, na mbetet mua dhe Artan Kalajes te tregojme se ku kemi per te arrite, por ju siguroj se kemi per ta bere me shume dinjitet kete pune, me shume seriozitet dhe me shume pasion. E kam marre persiper kete projekt me shume deshire dhe e perseris, nuk eshte njeditor, por eshte shumevjeçar dhe kemi me u marr qe me moshat e vogla dhe deri tek te rriturat”.
www.shkodrasport.com