Ilir Daja shkruajti historinë mbrëmë me Ballkanin teksa skuadra kosovare ka arritur Play-Off e Conference League. Paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar që është pranë ëndrrës së madhe. Suksesi i Ilir Dajës u pasqyrua edhe në mediet në vend duke përshkruar me përpikmëri punën e mrekullueshme nga tekniku kryeqytetas.
56-vjeçari ishte në krye të Partizanit në Shqipëri, por mungesa e rezultateve solli ndërprerjen e bashkëpunimit. Edhe pse dëshira ishte prezente, në fund Daja u largua nga 16-herë kampionët e Shqipërisë. Saliou Sembene duket se ka konsideratë të madhe për të.
Në një koment të bërë në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi afrikan i Partizanit “godet” drejtëpërdrejtë drejtuesit e kuq. Ai bën deklaratën e fortë duke theksuar që në Shqipëri nuk e lanë të punonte.
“Mund të konfirmoj që Ilir Daja është trajneri më i mirë në Shqipëri, por nuk e lanë të punonte këtu”, shkruan ai duke thumbuar drejtuesit e klubit të njohur në vend./newsport/