Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka nisur pergatitjet per sezonin e ri por ne fakt pikepyetjet jane te medha se çfare do te ndodhe me kete skuader. Per momentin duket se situata nuk eshte e mire sepse numri i lojtareve te pranishem ne stervitje eshte shume i reduktuar.

Vete trajneri Damian Bekteshi duket se ka shume dilema ne mendje. Nga skuadra ka edhe largime lojtaresh, madje te rendesishem siç eshte rasti i kapitenit Shestani dhe padyshim qe kjo i shton edhe me shume problemet.

Se kush do ta zevendesoje kete lojtar apo kush do jete pjese e Vllaznise ne sezonin e ri, ende nuk dihet. Drejtuesit kuqeblu po bisedojne me lojtare te ndryshem, por deri ne keto momente nuk ka asgje konkrete. Ja si shprehet trajneri Bekteshi ne nje prononcim per RTSH Shkodra:

“Do të jetë e vështirë sepse kemi pasur ikje të lojtarëve, por shpresoj që do të realizojmë 2-3 afrime dhe të shohim përgatitjen e ekipit. Përpos amerikanëve që janë larguar direkt pas përfundimit të kampionatit, një largim që do të lejë boshllëk në skuadër është largimi i kapitenit Shestani. Ai ka vazhduar karrierën e tij në Mal të Zi dhe i uroj shumë suksese në eksperiencën e tij të re, shpresoj që të bëjë më të mirën.

Jemi në bisedime me lojtare te tjere por nuk kemi gjë konkrete akoma. Po bëjmë bisedimet tona me lojtarë vendas dhe të huaj. Presim nga moment në moment të marrim përgjigje dhe të. Jemi në bisedime me Shoqatën dhe me një ndihmë të tyre them qe do të bëjmë më të mirën që ta mbajmë Vllazninë aty ku e meriton”./SHKODRA-SPORT.COM/