Merr fund dilema se kush do t’i transmetoje ndeshjet e kampionatit shqiptar per sezonin e ardhshem dhe ne vazhdim. Ndonese flitej prej disa kohesh, ne fakt vetem sot eshte zyrtarizuar kjo gje dhe si rrjedhoje ka qene vete platforma TIBO qe e ka bere publike nje gje te tille permes reklames se shperndare.

Diten e sotme ajo ka bere te ditur se do te transmetoje ne menyre ekskluzive Superligen shqiptare, Kupen e Shqiperise, Superkupen dhe kategorine e pare per nje periudhe trevjeçare, duke filluar nga sivjet dhe deri me 2025.

“ZYRTARE. Oversport dhe Tibo sigurojne te drejtat e transmetimit te futbollit shqiptar per 3 sezonet e ardhshme.Nga 2022-2025 do te ndiqni Abissnet Superiore, Kategoria e Pare, Kupa e Shqiperise dhe Superkupa e Shqiperise”- shkruhet ne faqen e kesaj platforme.

Siç eshte shkruar edhe me pare, Oversport dhe Tibo kane bere nje oferte prej 1.2 milione eurosh per Federaten Shqiptare te Futbollit, oferte kjo shume me e madhe se ajo çfare ka ofruar Digitalb dhe Supersport te cilat kishin vite qe i transmetonin ndeshjet e futbollit shqiptar.

Tashme mbetet per t’u pare se çfare cilesie do te ofrojne ne transmetimin e saj kompania e re qe ka fituar te drejten ekskluzive te transmetimit te ndeshjeve te kampionatit te Superliges dhe jo vetem. Nje risi e cila ne fakt pritet te sjelle gjera te reja ne transmetim dhe jo vetem./SHKODRA-SPORT.COM/