Emisioni ”Analizë Superiore” me Sokol Xhihanin dhe Fatjon Bardhin, ka publikuar edhe formacionin e përditësuar të Abissnet Superiores, teksa ndryshe nga dy javë më parë, vihen re dy ndryshime në repartin e mesit të fushës.
Kështu Liridon Latifi ka marrë vendin e tij në krahun e majtë të mesfushës, duke nxjerrë jashtë Xhixhën, ndërsa Julian Shehu i ka lënë vendin sërish Vesel Limajt në mesin e fushës.
Latifi eshte aktualisht i vetmi futbollist i Vllaznise pjese e formacionit me te mire te kampionatit ne keto 24 jave, nderkohe qe per shume jave pjese e tij ka qene edhe Erdenis Gurishta, te cilit tashme i eshte zene vendi nga Albio Marku i Partizanit.
Pjesa tjetër e formacionit ka mbetur e pandryshuar. Vlen të theksohet se ky është formacioni më i mirë deri në javën e 24-t, bazuar në të dhënat statistikore të të gjithë futbollistëve.