Vllaznia do e hapë kampionatin e 84-ët të Superligës me ndeshjen kundër Erzenit ditën e nesërme. Dueli kundër shijakasve do hapë gjithçka në këtë edicion për shkodranët, që kanë pretendime madhore edhe në këtë sezon. Ku patjetër do tentohen gjërat të mëdha për të arritur tek trofetë.

Duelet në Superligë nuk kanë qenë të shumta në Superligë mes dy skuadrave. Kjo sepse Erzeni ka milituar në Kategorinë e Parë dhe duelet i takojnë në sezonin 2001-2002. Në atë edicion duelet mes shkodranëve dhe shijakasve kanë dhuruar shumë gola. Mbahet mend një fitore 5-2 e Erzenit përballë Vllaznisë. Ku restoja do iu kthehej me një 6-0 në “Loro Boriçi”, po në atë sezon.

Gjithashtu Vllaznia do merrte edhe një fitore 0-1 kundër Erzenit, në Shijak. Në vitin 2003, Vllaznia do fitonte në shifrat 5-1 kundër shijakasve. Duhet të kalonin 15 vite që dy skuadrat të viheshin përballë sërish. Tashmë ndeshjet ishin të vlefshme për Kategorinë e Parë. Në 4 duelet e atij sezoni, Vllaznia do fitonte 3 ndeshje.

Rezultate që do ishin 1-0, 0-3 dhe 1-0 në favor të shkodranëve. Ndërsa një ndeshje do e fitonte Erzeni me rezultatin 2-0. Duke parë gjithë statistikat historike, vihet re se dy skuadra nuk kanë prodhuar kurrë një barazim mes tyre. Ku numërohen 6 fitore të Vllaznisë dhe 2 sukesese të shijakasve.

Endri Çinari