Partizani ka afruar sulmuesin që e mbylli me Skënderbeun, Alfred Mensah.

23-vjeçari nga Gana ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me “Demat” e vlefshme deri në 2025.

Mensah është i familjarizuar me Superioren, pasi është aktivizuar për dy vite me Skënderbeun, ndërsa tani është gati për një aventurë të re me Partizanin.

NJOFTIMI I KLUBIT:

̈

✍️FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025. Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun.