Vetëm pankinë për Armando Vajushin te Avelino dhe Azdren Llullakun te Virtus Entela, teksa në fushë për 90 minuta ka zbritur Naser Aliji, duke luajtur ndeshjen e dytë radhazi si titullar në barazimin pa gola përballë Peskarës së Zemanit.

Pikërisht Aliji është vlerësuar me notën “6”. “Kishte kuriozitet rreth paraqitjes së tij dhe mbrojtësi i krahut të majtë nuk zhgënjen. Shtyn dhe mbron me vazhdimësi, edhe pse në fund është viktimë e ngërçit”, shkruhet ndër të tjera.

Në fushë për 90’ ka qenë edhe Veseli me Empolin e tij, duke shkatërruar Parmën 4-0. Mbrojtësi kuqezi mori edhe të verdhë në minutën e fundit.

Për Veselin notë maksimale, pra “7”: “ndeshje më shumë se sa pozitive për shqiptarin, kurrë në vështirësi ndaj sulmit dukal. Merr të verdhë për protesta, por tregon personalitet në krahasim me fillim kampionatin”./sportekspres/