Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFutbollisti shkodran drejt rikthimit në Superligë, ja tek cili ekip mund të...

Futbollisti shkodran drejt rikthimit në Superligë, ja tek cili ekip mund të firmosë

Elmir Lekaj para pak orësh konfirmoi lajmin se ka ndëprerë kontratën me ekipin e Rabat Ajax. Mbrojtësi aktivizohej që në fillim të këtij sezoni tek skuadra malteze e ndërsa tani me anë të një marrëveshje dypalëshe ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën ishullore. “Shkodra Sport” mëson se 21-vjeçari po përgatit rikthimin në Superligë.

Interesimi për shkodranin ka qenë i lartë nga disa skuadra, por duket se hapa konkretë ka bërë Egnatia. Rrogozhinasit që janë në garë për mbijetesë duan të përforcojnë skuadrën në këtë periudhë merkatoje. Dhe tek ish-futbollisti i Vllaznisë shohin një afrim cilësor.

Ai që duket se ka këmbëngulur për Lekajn është trajneri Zekerija Ramadani. “Timonieri” i Egnatias i njeh cilësitë e Lekajt, kjo duke qenë se e ka pasur kundërshtarë në periudhën kur mbrojtësi aktivizohej tek Arbëria në Kosovë e Ramadani drejtonte në stol Prishtinën.

Interesi duket konkret, por duhet të presim deri në finalizimin e marrëveshje. Kjo pasi merkato na ka mësuar shpesh me surpriza dhe të papritura deri në fund të saj.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments