Elmir Lekaj para pak orësh konfirmoi lajmin se ka ndëprerë kontratën me ekipin e Rabat Ajax. Mbrojtësi aktivizohej që në fillim të këtij sezoni tek skuadra malteze e ndërsa tani me anë të një marrëveshje dypalëshe ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me skuadrën ishullore. “Shkodra Sport” mëson se 21-vjeçari po përgatit rikthimin në Superligë.

Interesimi për shkodranin ka qenë i lartë nga disa skuadra, por duket se hapa konkretë ka bërë Egnatia. Rrogozhinasit që janë në garë për mbijetesë duan të përforcojnë skuadrën në këtë periudhë merkatoje. Dhe tek ish-futbollisti i Vllaznisë shohin një afrim cilësor.

Ai që duket se ka këmbëngulur për Lekajn është trajneri Zekerija Ramadani. “Timonieri” i Egnatias i njeh cilësitë e Lekajt, kjo duke qenë se e ka pasur kundërshtarë në periudhën kur mbrojtësi aktivizohej tek Arbëria në Kosovë e Ramadani drejtonte në stol Prishtinën.

Interesi duket konkret, por duhet të presim deri në finalizimin e marrëveshje. Kjo pasi merkato na ka mësuar shpesh me surpriza dhe të papritura deri në fund të saj.

Endri ÇINARI