Ndriçim Shtubina vazhdon te tregoje nje forme te shkelqyer me ekipin e Egnatias dhe sot ka shenuar serish per kete skuader, ne miqesoren e rradhes.

Ky ishte goli i katert i shenuar prej 33 vjeçarit shkodran ne kater ndeshjet e luajtura deri me tani me Egntatian, ekip qe zgjodhi te luante ne kete sezon.

Skuadra rrogozhinase prej disa ditësh është grumbulluar në Ohër ku po vijon fazën përgatitore e deri më tani ka zhvilluar disa teste ndaj skuadrave vendase.

Ditën e sotme është zhvilluar testi i radhës dhe të besuarit e Gugash Maganit kanë triumfuar me rezultatin 1-3 ndaj KF Flamurtar Ladorisht.

Gola për Egnatian u shënuan nga Elezi, Shtubina dhe Brahimaj që vulosën fitoren në këtë miqësore. Egnatia deri më tani ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkato duke bërë afrime mjaft cilësore dhe objektivi për sezonin e ri është padyshimi ngjitja në Kategorinë Superiore.

KF Flamurtar Ladorisht vs Egnatia 1-3