Vllaznia e basketbollit të meshkujve nis të lëvizë për sezonin e ri. Ditën e djeshme u zyrtarizua trajneri Afrim Bilali, ndërsa sot ka ardhur një tjetër rikonfimim. Ashtu si trajner që kthehet pas shumë vitesh në Shkodër, edhe për basketbollistin në fjalë është një rikthim por vetëm pas dy sezonesh.

Bëhet fjalë për shkodranin Daniel Lekndreaj. Pas eksperiencës së kaluar me Partizanin dhe Goga Basket, Lekndreaj rikthehet tek Vllaznia dhe padyshim që ky është një laj i mirë për këtë ekip duke njohur vlerat e këtij lojtari.

Duket se arsyeja kryesore e këtij rikthimi është padyshim trajneri Bilali i cili ka marëdhënie shumë të mira me të, ngaqë e ka sportist edhe tek ekipi kombëtar, e po ashtu e ofroi edhe tek Goga Basket.

Daniel Lekndreaj ka qenë i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot nga presidenti Xhaferi me ekipin, çka do te thote se edhe zyrtarisht ai tashme eshte pjese e Vllaznise.

Dhe po ashtu vetë ai ka postuar një foto me trajnerin Bilali ku shkruan: “Më në fund në shtëpi”.