HomePA KATEGORIFutbollisti shkodran e nis me këmbën e duhur, merr vlerësime pozitive në...

Futbollisti shkodran e nis me këmbën e duhur, merr vlerësime pozitive në Itali

Këtë verë u zyrtarizua në rradhët e Torinos, por në sezonin e ri do luajëi huazuar tek Ascoli. Fjala është për Kevin Haverin, i cili pas disa vitesh pozitive tek Rimmini, po bën hapin e madh në karrierë. Dhe aventura tek bardhezinjtë për shkodranin duket se ka nisur me këmbën e mbarë.

Pas golit debutues në miqësore, Haveri luajti edhe ndeshjen e parë zyrtare me Ascolin në kupën e Italisë. Skuadra e mbrojtësit u mposht 3-1 nga Hellas Verona e Serie A. Duke treguar diferencat që ekzistonin mes dy skuadrave. Por në aspektin personal për 21-vjeçarin dueli përballë veronezëve ishte goxha pozitiv.

Ish-futbollisiti i akademisë Ajaks e nisi si titullar këtë ndeshje. Madje duke mos u zëvendësuar në asnjë minutë dhe duke zhvilluar një performancë që mori goxha vlerësime pozitive. Haveri prej vitesh është pjesë e futbollit në Itali, ku mund të thuhet me plot gojën që aty ka marrë formimin dhe mentalitetin që i duhet një futbollisti profesionist.

Gjithashtu ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare në miqësoren kundër Estonisë para 1 viti. E me shpresën se mund të bëjë mirë me Ascolin këtë sezon në Serie B, mëngjërashi patjetër që do tentojë edhe një herë tjetër të “kapë” kuqezinjtë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments