Lazio u mposht me rezultatin e thellë 4-1 nga Eintraht Frankfurti, në takimin e vlefshëm për Ligën e Europës, që padyshim i është dedikuar mesfushorit spanjoll Lukas Torro.
Ai humbi vëllain e tij vetëm 27-vjeç, pa orë para startit të ndeshjes, teksa preferoi të luante përballë Lacios, më pas u nis drejt Spanjës.
Askush përveç trajnerit nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes së vëllait të futbollistit të Eintraht, ndërkohë që Torro u nis menjëherë pas ndeshjes drejt Spanjës.
“Ky lajm i trishtuar e ka mjegulluar festën tonë pas ndeshjes. Lukas dëshironte të ishte në fushë, pavarësisht dhimbjes”.
“Ai do të jetë në ditët e ardhshme pranë familjes dhe si pasojë të dielën ndaj Hofenheimit nuk do të jetë në fushë”, u shpreh trajneri Huter.