HomeKRYESOREFuti lojtarët në fushë dhe shkoi vetë në dhomën e zhveshjes, arbitri...

Futi lojtarët në fushë dhe shkoi vetë në dhomën e zhveshjes, arbitri i çudit të gjithë në Champions League

Manchester United ka luajtur sonte një sfidë vendimtare kundër Villareal-it në transfertë, ku fitoi dhe kaloi në fazën tjetër të Champions League.

Por ndeshja nuk ka nisur si zakonisht, teksa janë dashur 7 minuta pritje për të parë shkelmimin e parë të topit nga mesfusha.

Arbitri i takimit i çudit të gjithë me veprimin e tij. Felix Brych i fut të gjithë lojtarët në fushë dhe i bën gati për të nisur lojën, por më pas del vetë jashtë saj për të shkuar në dhomën e zhveshjes.

Gjyqtari gjerman ka pasur një problem me pajisjen në komunikimi, prandaj iu drejtuar dhomës së zhveshjes për ta rregulluar./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments