Vllaznia do të sfidojë Laçin me datën 27 nëntor, në kuadër të javës së dhjetë të Kategorisë Superiore. Shkodranët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë, me trajnerin Brdariç që ka preferuar që ekipi të zhvendoset në palestër.

Seanca e sotme eshte zhvilluar pikerisht aty dhe gjendja e futbollisteve ne kete pragndeshje duket e mire. Ka vetem pak shqetesime tek ndonjeri prej futbollisteve, por pa ndonje shqetesim serioz.

Atmosfera ne skuader duket e këndshme pas fitores se fundit me Kastriotin. Ekipi shkodran renditet në vendin e 3-të në kampionat, ku pas 9 ndeshjesh ka grumbulluar 13 pikë.

Skuadra vjen në “betejën” me laçjanët pas asaj fitoreje tërësisht të merituar 3-1 ndaj krutanëve të Kastriotit. Objektivat për këtë edicion dihen, me grupin e lojtarëve që është tejet i fortë.