Prej dy ditesh ne stervitje me ekipin e pare te Vllaznise ka edhe nje emer te ri, pikerisht Gabriel Rrokun. Mbrojtesi i ekipit U19 eshte grumbulluar nga trajneri Memelli duke pare problemet qe ka ne prapavije nisur nga mungesat e shumta.

Gabrieli eshte 18 vjeçar qe po spikat me paraqitjet e tij ne ekipin U19 dhe si rrjedhoje tashme po teston veten edhe me te rriturit duke patur mundesine qe t’i tregoje Memellit dhe stafit te tij ate se çfare di te beje.

Rroku ka plot 9 vite qe eshte pjese e Akademise Vllaznia teksa ka fituar edhe trofe me ekipe te ndryshme duke treguar vlerat e nje lojtari ne rritje dhe kete gje po e shpreh aktualisht edhe me ekipin e te rinjve, me te cilet po luan per vitin e dyte rradhazi.

Natyrisht qe thirrja ne ekipin e pare, qofte edhe per stervitje, eshte nje vleresim qe u behet lojtareve te Akademise Vllaznia. Per me teper qe vete drejtori i kesaj te fundit eshte shprehur se nje 19-20 vjeçar duhet te luaje ne ligen e pare te Shqiperise dhe prandaj te gjithe ata qe pretendojne kete gje, duhet ta tregojne ne fushen e lojes.

Gabriel Rroku dhe pjestare te tjere te ekipit U19 te Vllaznise duhet te vazhdojne te punojne fort ne stervitje, per te treguar se jane e ardhmja e futbollit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/