Hapet zyrtarisht merkato për futbollistët në Itali dhe për të prezantuar zyrtarisht këtë edicion, Federata Italiane kishte mbledhur në Rimini disa drejtues të njohur klubesh, mes të cilëve Bepe Marota dhe Adriano Galiani.
Ata kanë folur për eksperiencat e tyre të rëndësishme gjatë karrierës për të afruar lojtarë të ndryshëm, por edhe për futbollin në përgjithësi.
“Sot jemi para një modeli referimi që ka ndryshuar. Më parë, me Berluskonin, Moratin e Sensin, objektivi i vetëm ishte të fitohej dhe me pas ishin rregullimet e bilancit.
Tani situata është përmbysur, tani bëhet fjalë për një model biznesi. Familja Zhang erdhi te Interi me entuziazëm, pagoi 600 milionë euro, por pas krizës ë COVID edhe ne duhet t’ia vendosim këtë model biznesi në paralelizëm me gjërat e tjera”, tha Marota.
Edhe Galiani i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë. “Marota ka të drejtë, ky i sotmi është një futboll ndryshe. Berluskoni kishte në mendje vetëm një gjë, të bëhej klubi më fitues në botë dhe nuk kishte një buxhet fiks, pastaj në fund të vitit bëheshin llogaritë.
Ishte një futboll i ndryshëm, ishte më i bukur. Ishte një periudhë romantike. Ajo është një botë e cila nuk ekziston më”, tha Galiani. /vipsport/