Ka ndodhur shpesh që të marrë pjesë e të japë ndihmën e vet në situata aspak të këndshme, sidomos kur ka dëmtime të rënda me lojtarët, qofshin ata të Vllaznisë apo dhe kundërshtarët.

Fizioterapisti Ilirjan Haxhaja, ka asistuar dje edhe në ndihmën e shpejtë që i është dhënë ganezit të Tiranës, Gymafi që në një dyluftim ajror ra në tokë, duke u dëmtuar rëndë…

Menjëherë u përcoll për në Spitalin Rajonal të qytetit të Shkodrës ku qendroi pak orë, dhe siç edhe sqaron me anë të një statusi fizioterapisti Haxhaja pasi është stabilizuar gjendja e ganezit është përcjellë për në një nga spitalet e kryeqytetit për të marrë ndihmë më të specializuar.

Ja postimi që ka bërë sot Ilirjan Haxhaja në lidhje me dëmtimin e ganezit…